Lajme

© MES
Broshura e re për Rrëqebullin e Ballkanit është tashmë e disponueshme
Me kënaqësi ju prezantojmë broshurën më të re kushtuar Rrëqebullit të Ballkanit dhe projektit tonë për mbrojtjen e tij.
Në këtë broshurë do të gjeni informacion të detajuar mbi origjinën dhe habitatin e rrëqebullit të Ballkanit, si edhe mbi kërcënimet serioze me të cila...

Krle © MES
Paisja e rrëqebullit me GPS për qëllime shkencore
Në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), partneri ynë MES në Maqedoninë e Veriut është duke pajisur individë rrëqebuj me transmetues satelitor për të grumbulluar të dhëna më të hollësishme mbi përzgjedhjen e habitatit dhe mënyrat e lëvizjeve të këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike. GPS siguron informacion thelbësor për të kuptuar se si këta gjitarë të “ndrojtur” lëvizin në habitatin e tyreGjatë zbatimit të projektit,15 individw rrëqebulli janë pajisur me GPS dhe kanë gjeneruar të dhëna të rëndësishme shkencore.
Zora
Zora është rrëqebulli i 15-të i kapur në Maqedoninë e Veriut, e pajisur me transmetues satelitor në prill 2025. Koordinatat tregojnë se ende...

© ERA
Monitorimi i pranisë së presë për rrëqebullin e Ballkanit
Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) po vlerëson praninë e dhisë së egër (Rupicapra rupicapra balcanica) në disa rajone, për të kuptuar më mirë statusin e një prej llojeve më të rëndësishme të presë së rrëqebullit, në mënyrë që këto të dhëna të shërbejnë si bazë për hartimin e masave të synuara të ruajtjes.
Rrëqebulli i Ballkanit ushqehet kryesisht me herbivorë si dhia e egër dhe kaprolli, por gjithashtu gjuan lepuj të egër, brejtës të ndryshëm dhe herë p...

© BLRP
BLRP në skenën ndërkombëtare
Këtë vjeshtë, Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) u bë pjesë e dy eventeve të rëndësishme ndërkombëtare: Kongresit të IUCN-së në Abu Dhabi dhe takimit EUROlynx në Belgjikë.
EUROLYNX
Ekipi i rrëqebullit mori pjesë në takimin EUROlynx (13–15 tetor 2025), një platformë që bashkon komunitetin kërkimor evropian për rrëqebul...
Mbrojtja e rrëqebullit të Ballkanit: një përgjegjësi evropiane
Më 24 shtator 2025, në Parlamentin e BE-së në Bruksel, u vu në qendër të vëmendjes rrëqebulli i Ballkanit. Mbrojtja e këtij lloji të rrallë shërben si një tregues i rëndësishëm për përpjekjet e ruajtjes së natyrës në vendet kandidate për anëtarësim në BE.
Një ditë më parë, më 24 shtator, me ftesë të deputetëve Sebastian Everding dhe Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian u mblodhën përfaqësues të organiz...

© MES
Aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Rrëqebullit
Çdo vit, më 11 qershor, kremtohet Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit. Në këtë ditë, organizatat në vendet që përbëjnë habitatin e rrëqebullit zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të tërhequr vëmendjen mbi statusin kritik të rrëqebullit të Ballkanit. Në vitin 2025, partnerët tanë e nderuan këtë ditë të veçantë me aktivitete të shumta.
Kosovë: Ekspozitë me Fotografi nga Kamerat Kurth
Partneri i Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), organizata ERA, organizoi ...

© BLRP
Maqedonia e Veriut
Takim në Shkup për Strategjinë Rajonale të Ruajtjes së Rrëqebullit të Ballkanit
Një takim rajonal i rëndësishëm i mbajtur në Shkup në Maqedoninë e Veriut, në fillim të qershorit 2025, ka bashkuar ekspertë dhe përfaqësues nga ministritë përkatëse nga i gjithë Ballkani, për të punuar për një strategji të përbashkët për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit, i rrezikuar në mënyrë kritike.
Në datat 3-4 qershor 2025, në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, u zhvillua takimi rajonal me ekspertë dhe përfaqësues nga ministritë përkatëse të vendeve...

© MES
© MES
Maqedonia e Veriut
Vlerësimi i parë i dendësisë së popullatës së rrëqebullit të Ballkanit në rajonin e Mavrovës (zona me përqëndrimin më të madh të popullatës në Ballkan)
Një studim i ri, i publikuar në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), jep informacion të rëndësishëm mbi gjendjen aktuale të këtij lloji kritikisht të rrezikuar në zonën e tij bërthamë. Qëllimi i studimit ishte të jepte përgjigje pyetjes shkencore: Sa individë rrëqebuj të Ballkanit kanë mbetur në habitatin e tyre kryesor dhe si ka ndryshuar kjo shifër gjatë dhjetë viteve të fundit?
Gjatë periudhës 2013–2023, rrëqebulli i Ballkanit është monitoruar në pyjet dhe malet e thepisura të Parkut Kombëtar të Mavrovës përmes kamerave kurth...

© MES
Maqedonia e Veriut
Ndërgjegjësimi i komunitetit në Virovë
Në kuadër të punës së vazhdueshme për ruajtjen e natyrës, Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) organizon aktivitete ndërgjegjësuese në komunitetet ku jeton rrëqebulli i rrallë i ballkanit. Një nga këto aktivitete u zhvillua në maj të vitit 2025 në fshatin Virovë, të vendosur në vargmalet e Maqedonisë së Veriut.
Këto takime me komunitetin shpesh zhvillohen paralelisht me sesione monitorimi të rrëqebullit dhe synojnë krijimin e besimit dhe lidhjeve të qëndruesh...

© MES
Maqedonia e Veriut
BLRP i vendos gjurmues GPS një individi rrëqebulli të quajtur Zora
Në fillim të muajit prill 2025, një rrëqebull i rritur, femër dhe në gjendje të mirë shëndetësore, u kap në Maqedoninë e Veriut.
U pajis me një gjurmues GPS për të grumbulluar të dhëna shkencore me qëllim përmirësimin e njohurive ekologjike dhe biologjike të popullatës së llojit...



