Paisja e rrëqebullit me GPS për qëllime shkencore
Në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), partneri ynë MES në Maqedoninë e Veriut është duke pajisur individë rrëqebuj me transmetues satelitor për të grumbulluar të dhëna më të hollësishme mbi përzgjedhjen e habitatit dhe mënyrat e lëvizjeve të këtij nënlloji të rrezikuar në mënyrë kritike. GPS siguron informacion thelbësor për të kuptuar se si këta gjitarë të “ndrojtur” lëvizin në habitatin e tyreGjatë zbatimit të projektit,15 individw rrëqebulli janë pajisur me GPS dhe kanë gjeneruar të dhëna të rëndësishme shkencore.

Krle © MES
Zora
Zora është rrëqebulli i 15-të i kapur në Maqedoninë e Veriut, e pajisur me transmetues satelitor në prill 2025. Koordinatat tregojnë se endet kryesisht në pyjet e rajonit perëndimor të vendit. Me një peshë prej 15.5 kg në momentin e kapjes, Zora është një mishngrënëse e fuqishme dhe e shkathët, me preferencë të veçantë për kaprollët.
Luna
Luna u kap në dimrin e vitit 2024, në një natë me hënë të plotë. Edhe pse GPS i saj ka përfunduar kohën e dërgimit të informacionit (ndaloi këtë verë pas rreth një viti e gjysmë përdorimi), të dhënat e mbledhura ishin të mjaftueshme për të zbuluar aktivitete jetësore të rëndësishme në natyrë. Analiza e të dhënave të marra nga GPS tregoi vendndodhjen e mundshme tw një strofulle , ku gjatë kësaj vere u konfirmua që ajo kishte sjellë në jetë një kotele të vogël të dokumentuar me fotografi.
Krle
Krle ishte i infektuar me këpusha (rriqër) kur u kap në mars 2024, fotografitë e fundit tregojnë përmirësim të gjendjes shëndetësore.. Ai gjuan kaprollët me sukses dhe herë pas here takohet me individë femra. Të dhënat e telemetrisë zbuluan një takim me Zorën në kufi të pyllit. Takime të tilla janë të rralla, pasi rrëqebulli është lloj territorial, por ndërveprimet mashkull-femër ndodhin më shpesh kur zonat e tyre të banimit mbivendosen.
Si funksionojnë transmetuesit satelitorë (GPS)
GPS-et zakonisht funksionojnw për një periudhë kohore nga 1 deri në 2 vjet, duke mbledhur të dhëna shkencore gjatë kësaj periudhe. Ata mund të lokalizohen, të rimerren dhe të ripërdoren. Kur bateria arrin në fund të jetëgjatësisë së paisjes, një mekanizëm i integruar 'lëshues” siguron që GPS të shkëputet automatikisht pas një periudhe të caktuar.

Luna © MES
© Copyright Cuddeback, 2025

Zora © MES

Ndërveprimi i Zorës dhe Krles ©MES


