Programi i Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit

Mbroni rrëqebullin e Ballkanit

Programi i Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) synon të rikthejë një popullatë të qëndrueshme të rrëqebullit të Ballkanit duke adresuar kërcënimet kryesore. Përmes bashkëpunimit ndërkufitar, kërkimit shkencor, monitorimit, përfshirjes së komunitetit, politikave advokuese dhe komunikimit, programi punon për të përmirësuar strategjitë e ruajtjes, për të forcuar mbrojtjen ligjore dhe për të krijuar një rrjet të qëndrueshëm habitatësh për këtë specie.

© MES© MES

© MES

Rrëqebulli i Ballkanit

Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) është një nga macet e egra më të rralla në Evropë, me më pak se 50 individë të mbetur. I shpërndarë në Ballkanin jugperëndimor, kjo nënspecie kritikisht e rrezikuar përballet me kërcënime serioze si humbja e habitatit, gjuetia e paligjshme dhe reduktimi i presë. Mësoni më shumë rreth shpërndarjes së tyre, habitatit, kërcënimeve, sjelljes dhe ekologjisë.

Programi i Rimëkëmbjes

Programi i Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit është një bashkëpunim mes partnerëve të projektit që punojnë për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit. Mësoni më shumë rreth objektivave, qasjes dhe partnerëve të tij.

Lajme

Lajme nga projektet tona
© EuroNatur© EuroNatur

© EuroNatur

Ruajtja e bashkëpunimit dhe besimit

Nga monitorimi në terren te shkëmbimi shkencor dhe bashkëpunimi rajonal, shtatori dhe tetori i vitit 2026 ishin muaj të ngjeshur me aktivitete për Programin e Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP). Tri takime mblodhën së bashku specialistë të ruajtjes së natyrës, studiues dhe aktorë lokalë për të shkëmbyer njohuri, për të forcuar partneritetet dhe për të çuar përpara përpjekjet për mbrojtjen e rrëqebullit të Ballkanit, një nënlloj i rrezikuar në mënyrë kritike.
Detajet
© PPNEA© PPNEA

© PPNEA

Zjarret kërcënojnë habitatet e rrëqebullit të Ballkanit

Zjarret kërcënojnë peizazhet pyjore jetike për mbijetesën e rrëqebullit të Ballkanit, i cili është në rrezik kritik për zhdukje. Zjarret në malin e Tërbunit, në rajonin e gjerë të Munellës në veri të Shqipërisë, e kanë sjellë këtë kërcënim pranë një prej habitateve kryesore të këtij nënlloji.
Detajet
© PPNEA© PPNEA

© PPNEA

Regjistrim i ri i rrëqebullit të Ballkanit: Një individ i njohur dokumentohet në një zonë të re

Një rrëqebull i Ballkanit, i regjistruar më parë në zonën Polis–Valamarë, është dokumentuar tashmë mes Korçës dhe Skraparit, në pikën më jugore të Shqipërisë. Regjistrimi i ri zgjeron njohuritë tona për lëvizjet e këtij individi dhe ofron të dhëna të rëndësishme për të hulumtuar lidhjet e mundshme ekologjike mes habitateve.
Detajet
© PPNEA© PPNEA

© PPNEA

Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit 2026
Çdo vit, më 11 qershor, festohet në mbarë botën Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit. Me këtë rast, organizata, partnerë dhe komunitete lokale zhvillojne aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e rrëqebullit dhe për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së specieve si rrëqebulli i Ballkanit. Në Kosovë, u promovua një libër i ri për fëmijët me titullin «Rojtari i Natyrës», ndërsa në Maqedoninë e Veriut aktivitetet u fokusuan në angazhimin e publikut përmes rrjeteve sociale. Në Shqipëri, u organizua një seri aktivitetesh mjedisore për t’i njohur të rinjtë me speciet, kërcënimet me të cilat përballet dhe rëndësinë e tyre për ruajtjen e biodiversitetit.
Detajet