Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit 2026
Çdo vit, më 11 qershor, festohet në mbarë botën Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit. Me këtë rast, organizata, partnerë dhe komunitete lokale zhvillojne aktivitete të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për ruajtjen e rrëqebullit dhe për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së specieve si rrëqebulli i Ballkanit. Në Kosovë, u promovua një libër i ri për fëmijët me titullin «Rojtari i Natyrës», ndërsa në Maqedoninë e Veriut aktivitetet u fokusuan në angazhimin e publikut përmes rrjeteve sociale. Në Shqipëri, u organizua një seri aktivitetesh mjedisore për t’i njohur të rinjtë me speciet, kërcënimet me të cilat përballet dhe rëndësinë e tyre për ruajtjen e biodiversitetit.

© PPNEA
Kosovë
Në Pejë, një qytet në perëndim të Kosovës, u organizua një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Rrëqebullit 2026 për të promovuar librin interaktiv për fëmijët «Rojtari i Natyrës». Libri synon të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e rrëqebullit dhe biodiversitetit në pergjithësi. Gjatë aktivitetit, kopje të librit iu dhuruan shkollave lokale për të mbështetur edukimin mjedisor dhe për të inkurajuar të rinjtë të mësojnë më shumë rreth ruajtjes së natyrës.
Maqedonia e Veriut
Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Rrëqebullit, komuniteti online në Maqedoninë e Veriut u ftua të merrte pjesë në një kuiz në rrjetet sociale mbi rrëqebullin e Ballkanit. Angazhimi u nxit më tej përmes shpërndarjes së përgjigjjeve të sakta në një postim pasues, Si një shenjë e vogël vlerësimi, pjesëmarrësit morën materiale promovuese nga programi, së bashku me broshura dhe materiale edukative mbi rrëqebullin e Ballkanit dhe ruajtjen e tij.
Shqipëri
Ngjarja kryesore në Shqipëri u zhvillua në Fushë - Arrëz, pranë Malit të Munellës, një nga habitatet më të rëndësishme të rrëqebullit të Ballkanit në vend. Së bashku me Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Shkodër ( AdZM ) dhe komunitetin lokal, aktivitete edukative prezantuan fëmijët dhe të rinjtë me rrëqebullin e Ballkanit dhe rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit.
Aktivitete u zhvilluan gjithashtu në Tiranë gjatë një proteste qytetare për mbrojtjen e Peizazhit të Mbrojtur Vjosa-Nartë. Kartolina të ilustruara me rrëqebullin e Ballkanit iu shpërndanë qytetarëve dhe fëmijëve, të shoqëruara me aktivitete edukative mbi biodiversitetitn dhe ruajtjen e natyrës.





