Lajme

© MES
Aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Rrëqebullit
Çdo vit, më 11 qershor, kremtohet Dita Ndërkombëtare e Rrëqebullit. Në këtë ditë, organizatat në vendet që përbëjnë habitatin e rrëqebullit zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të tërhequr vëmendjen mbi statusin kritik të rrëqebullit të Ballkanit. Në vitin 2025, partnerët tanë e nderuan këtë ditë të veçantë me aktivitete të shumta.
Kosovë: Ekspozitë me Fotografi nga Kamerat Kurth
Partneri i Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), organizata ERA, organizoi një ekspozitë me fotografi të ...

© BLRP
Maqedonia e Veriut
Takim në Shkup për Strategjinë Rajonale të Ruajtjes së Rrëqebullit të Ballkanit
Një takim rajonal i rëndësishëm i mbajtur në Shkup në Maqedoninë e Veriut, në fillim të qershorit 2025, ka bashkuar ekspertë dhe përfaqësues nga ministritë përkatëse nga i gjithë Ballkani, për të punuar për një strategji të përbashkët për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit, i rrezikuar në mënyrë kritike.
Në datat 3-4 qershor 2025, në Shkup, në Maqedoninë e Veriut, u zhvillua takimi rajonal me ekspertë dhe përfaqësues nga ministritë përkatëse të vendeve të Ballkanit për të prezantua...

© MES
© MES
Maqedonia e Veriut
Vlerësimi i parë i dendësisë së popullatës së rrëqebullit të Ballkanit në rajonin e Mavrovës (zona me përqëndrimin më të madh të popullatës në Ballkan)
Një studim i ri, i publikuar në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP), jep informacion të rëndësishëm mbi gjendjen aktuale të këtij lloji kritikisht të rrezikuar në zonën e tij bërthamë. Qëllimi i studimit ishte të jepte përgjigje pyetjes shkencore: Sa individë rrëqebuj të Ballkanit kanë mbetur në habitatin e tyre kryesor dhe si ka ndryshuar kjo shifër gjatë dhjetë viteve të fundit?
Gjatë periudhës 2013–2023, rrëqebulli i Ballkanit është monitoruar në pyjet dhe malet e thepisura të Parkut Kombëtar të Mavrovës përmes kamerave kurth. Janë regjistruar rreth 180 d...

© MES
Maqedonia e Veriut
Ndërgjegjësimi i komunitetit në Virovë
Në kuadër të punës së vazhdueshme për ruajtjen e natyrës, Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit (BLRP) organizon aktivitete ndërgjegjësuese në komunitetet ku jeton rrëqebulli i rrallë i ballkanit. Një nga këto aktivitete u zhvillua në maj të vitit 2025 në fshatin Virovë, të vendosur në vargmalet e Maqedonisë së Veriut.
Këto takime me komunitetin shpesh zhvillohen paralelisht me sesione monitorimi të rrëqebullit dhe synojnë krijimin e besimit dhe lidhjeve të qëndrueshme me banorët lokalë. Nëpërmje...

© MES
Maqedonia e Veriut
BLRP i vendos gjurmues GPS një individi rrëqebulli të quajtur Zora
Në fillim të muajit prill 2025, një rrëqebull i rritur, femër dhe në gjendje të mirë shëndetësore, u kap në Maqedoninë e Veriut.
U pajis me një gjurmues GPS për të grumbulluar të dhëna shkencore me qëllim përmirësimin e njohurive ekologjike dhe biologjike të popullatës së llojit. Me një peshë prej 15.5 kilog...

© PPNEA
Shqipëria
#NatureLynxUs: Fushatë ndërgjegjësimi në rrugët e Tiranës
Që prej 27 shtatorit 2024, një mural i dedikuar rrëqebullit të rrezikuar të Ballkanit, është bërë pjesë e peizazhit urban të Tiranës. I pikturuar në shkollën 9-vjeçare "Vasil Shanto", pranë një prej kryqëzimeve më të frekuentuara të qytetit, murali #NatureLynxUs ndërthur artin, ruajtjen e natyrës dhe angazhimin e komunitetit për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë lloj kritikisht të rrezikuar.
Një mural me një mision
Murali, i realizuar nga artisti Franko Dine, paraqet rrëqebullin e Ballkanit dhe shoqërohet me sloganin "Nature Lynx Us". Ky lojë fjalësh thekson lidhjen...

© ERA
Kosova
Edukimi Mjedisor në Kosovë
Në Kosovë, organizata partnere e BLRP, ERA, është aktivisht e angazhuar në promovimin e edukimit mjedisor në shkolla, me fokus në fuqizimin e të rinjve për të praktikuar mënyra jetese të qëndrueshme, për shembull, duke mbrojtur specie të rrezikuara, siç është rrëqebulli i Ballkanit.
Fokusi i edukimit mjedisor të ERA është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të inkurajojë angazhimin mes të rinjve, veçanërisht në zonat rurale dhe në komunitetet e pakicave. Këto iniciat...

© MES
Maqedonia e Veriut
Rrëqebulli Luna me transmetues GPS
Si pjesë e BLRP, një rrëqebull i Ballkanit i gjinisë femër, e quajtur Luna, u pajis me një transmetues GPS në janar të vitit 2024.
Në një natë me hënë të plotë, më 26 janar 2024, ekipi i Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë (MES) shënoi një arritje të rëndësishme. Atë natë, një rrëqebull ballkani, një femër e shë...