Murali i Dytë i Rrëqebullit të Ballkanit Inagurohet në Shqipëri

Qyteti i Pukës tashmë ka një simbol të ri që feston natyrën dhe biodiversitetin e pasur të Shqipërisë. I realizuar më 19 prill 2026, murali i Rrëqebullit të Ballkanit është murali i dytë në Shqipëri i dedikuar kësaj specieje të rrallë dhe në rrezik kritik për zdukje, pas muralit të parë të pikturuar në vitin 2024 në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë.

© PPNEA© PPNEA

© PPNEA

Vepra artistike u krijua ga artisti Françesko Dinaj, me mbështetjen e PPNEA-s dhe në bashkëounim me Bashkinë Pukë, Nisma synon të promovoje vlerat natyrore të zonës dhe të rrisë ndërgjegjësimin për ruajtjen e Rrëqebullit të Ballkanit, një prej specieve më ikonike të faunës së egër në Shqipëri.

Murali u inagurua zyrtarisht më 25 Maj në prani të përfaqësuesve të PPNEA-s, Bashkisë Pukë, Qendrës Kulturore dhe nxënësve të shkollës “Migjeni”. Aktiviteti ishte pjesë e një sërë veprimtarish të organizuara në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, duke bashkuar institucionet lokale dhe të rinjtë për të vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit për brezat e ardhshëm.

Përmes artit publik, murali përcjell një mesazh të fuqishëm: mbrojtja e Rrëqebullit të Ballkanit është një përgjegjësi e përbashkët që kërkon angazhimin e institucioneve, organizatave të ruajtjes së natyrës dhe komuniteteve lokale që jetojnë pranë habitatit të tij.

Si një pikë e re referimi për banorët dhe vizitorët, murali do të shërbejë si një kujtesë e qëndrueshme për rëndësinë e mbrojtjes së pyejeve, habitateve natyrore dhe biodiversitetit të rajonit, të cilat janë thelbësore për mbijetesën e ardhshme të Rrëqebullit të Ballkanit.

Prapa